Asht hapë një mit i gabuem nder ne se shoqëria përmirësohet ma fort me ligj se sa me arsim. Në fakt ligji asht si nji amputim ndërsa dija dhe arsimi janë i vetmi ilaç që munden me shëru plagët e shoqnisë tonë që fatkeqsisht janë trashëgue të thella ndër ne.
Vitet e tranzicionit ’90–2000 na lanë me nji arsim të dobët: me gjithë vullnetin e madh të mësuesve, shteti nuk kishte as mundësi as aftësi me i përballue sfidat. Prej asaj kohe dolën intelektualë e njerëz të jashtëzakonshëm, por bashkë me ta trasheguem edhe kriminalitet, dhunë e probleme pa mbarim. Ngjarja e randë në Shkodër, në ditën e parë të shkollës, asht nji kambanë alarmi për çdo prind: me e marrë shkollimin e fëmijëve seriozisht, si me qenë fryma e tyne!
Sot, fatmirësisht, kemi arsim ma cilësor, ma shumë vëmendje prej qeverisë dhe vlersim, shkolla ma të pajisuna me teknologji e libra por frytet e ktyne do t’i shijojmë veç mbas dy dekadash.
Rikthehem me emocion aty ku nisa rrugtimim tem akademik e profesional para 10 vitesh: tek shkolla “Ate Pjetër Meshkalla,” nji ndër shkollat ma ekselente e me standard në rajon. Themelue mbi disiplinën shpirtnore e shkencore jezuite, aty dhanë e morën fisnikë të nalta të dijes si Pater Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Arshi Pipa e shum kolosë të tjerë.
Për mue ishte nji privilegj me kene e ftueme tek kjo vater që ka dhanë dije, kulturë, urti e qytetari ndër vite, kur arsimi shtetnor ishte larg këtij niveli qe ka sot. Jam mirënjohëse pa fund për çka m’ka dhanë mue dhe për çka ka ba për tanë të rinjt dhe Shqipnine thuejse ne 2 shekuj.
E djeshmja dhe e sotmja e kësaj shkolle na kujtojnë se vetëm arsimi i fortë, dija e kultura mund ta bëjnë ma të mirë qytetin tonë, shoqninë dhe tanë Shqipninë. Vit të mbarë shkollor për çdo fmi e nxanës të këtij vendi, sidomos për ata të zonave rurale, që sakrificat dhe sfidat për me marrë dije i kanë edhe ma të mdha. Falemners shum per ftesen e perzemert Gjimnazit “Atë Pjetër Mëshkalla”