
Ndërhyrje në rreshqitjen masive të dherave
Si deputete e zonës së Dukagjinit, ndjeva detyrën të jem sot e pranishme në aksin Kir–Lotaj–Ndërlysaj, ku para disa ditësh
Marjana Koçeku ka lindur në Shkodër në vitin 2000, në një familje të thjeshtë tradicionale malësore të Dukagjinit. Mes vlerave të forta familjare dhe identitetit të zonës nga vjen, ajo është rritur në një familje që për bazë jetese ka pasur bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin, e më pas turizmin.
Shkollën e mesme e kreu në Shkodër, në gjimnazin jezuit “Atë Pjetër Meshkalla”. Pas përfundimit të studimeve të larta me ekselencë në degën “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Tiranë, një eksperience Erasmus+ në Universitetin e Gjenovës në Itali dhe punës si kërkuese shkencore junior në disa institute për zhvillim dhe politika të Bashkimit Evropian, ajo vendosi të rikthehej në vendin e origjinës, në Shosh të Dukagjinit, ku u rrit dhe ku më pas nisi rrugëtimin në sipërmarrje.
Besoj se Shqipëria po jeton momentin e vet historik me zhvillimin e turizmit. Që ky moment të zgjasë sa më shumë dhe në mënyrë të shëndetshme, duhet të krijohen politika dhe strategji afatgjata, të qëndrueshme dhe me vizion për natyrën dhe komunitetet. Si sipërmarrëse në agroturizëm dhe tani si deputete, besoj se ajo që i shkon më shumë për shtat vendit tonë është turizmi identitar, i traditës dhe ai i qëndrueshëm, një turizëm që krijon ekonomi qarkulluese e familjare, që respekton tokën, trashëgiminë, brezat paraardhës ashtu edhe ata pasardhës.
Një ëndërr e brezit të prindërve të mi, që presim të realizohet për ne dhe për ata, anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Nuk kemi qenë kurrë më pranë, por na duhet ende shumë punë për t’u njësuar me dinjitet si shqiptarë pranë shteteve të tjera anëtare , jo si të përkohshëm, por si një pjesë përfundimtare dhe e pandashme e kësaj familjeje të madhe evropiane.
Si një vajzë e rritur për shumë kohë në fshat, e besoj dhe e vlerësoj fshatin si shpirtin e ekonomisë së shëndetshme. Zonat rurale të Qarkut Shkodër, dhe jo vetëm, kanë një potencial të jashtëzakonshëm natyror, turistik, njerëzor, kulturor dhe historik. Fshatrat tanë kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe kujdes, sepse aty rreh zemra e zhvillimit të qëndrueshëm por edhe e turizmit vizionar e me themel.
Informohuni me lajmet dhe aktivitetet më të fundit nga puna ime si deputete

Si deputete e zonës së Dukagjinit, ndjeva detyrën të jem sot e pranishme në aksin Kir–Lotaj–Ndërlysaj, ku para disa ditësh

Asht hapë një mit i gabuem nder ne se shoqëria përmirësohet ma fort me ligj se sa me arsim. Në