Si deputete e zonës së Dukagjinit, ndjeva detyrën të jem sot e pranishme në aksin Kir–Lotaj–Ndërlysaj, ku para disa ditësh ka pasur rrëshqitje masive të dherave, duke e blloku totalisht këtë aks.
Me kërkesë të kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, po punohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ngritjen e një grupi ekspertësh për me vlersu gjendjen aktuale dhe për punimet e mëtejshme deri në zhbllokimin total të këtij aksi.
Pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve gjeologjike tejet sfiduese, si kryetari i bashkisë, z. Benet Beci, ashtu edhe unë si deputete e zonës së Dukagjinit, qëndrojmë të angazhuar maksimalisht për të garantu sigurinë e kalueshmërisë së këtij aksi dhe vijimin e punimeve të mëtejshme sipas kontratës me FSHZH dhe sipas kushteve bashkëkohore dhe standardeve të duhura që meriton ky aks.